MENU
klinika

Probleme në disa zona

Era e fortë penalizon Fushë-Krujën: Pa drita!

23.02.2019 - 09:55

Disa zona të Fushë-Krujës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmeve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga erërat e forta gjatë natës.

Mësohet se energjia është ndërprerë në Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, konfirmoi mungesën e energjisë dhe deklaroi se po punohet për riparimin e linjave.

“Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë-Krujës.
Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet.
Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë”, deklaron OSHEE.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin