MENU
klinika

Detajet

Erërat përmbysin tre trajlera në Lezhë-Laç

23.02.2019 - 09:06

Erërat e forta që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë sjellë probleme. 

Çatia e një banese u dëmtua në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, duke rrezikuar jeten e 8 anëtareve të familjes Filipi.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit në momentin kur familjarët ishin në gjumë, ndërkohë dhe një automjet që ishte i parkuar aty pranë pësoi dëmtime, pasi u godit nga tjegullat e banesës.

 

Gjithashtu era e fortë përmbysi tre kamionë. Njëri prej tyre ishte  ngarkuar me polisterol në superstraden Lezhë-Laç pranë Ures së Milotit. Ndërsa dy kamionë të tjerë u përmbysën në afërsi të fshatit Spiten.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së shtunes, por fatmiresisht drejtuesit i mjetit nuk mori lëndime. Probleme nga moti janë shkaktuar edhe me furnizimin e me energji elektrike në disa zona të Lezhës. Në rrugën Balldre-Torovicë një shtyllë elektrike është rrëzuar si pasojë e erërave duke rënë në mes të rrugës.

Grupet e punës të Njesise së OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikuperimin e dëmëve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku mungon.