MENU
klinika

Era i hodhi në greminë

Nxirren nga humnera trupat e pajetë të dy të rinjve në Pukë

24.02.2019 - 10:25

Mbrëmjen e djeshme si pasojë e erërave të forta, dy të rinjtë Taulant Pjetri, 20 vjeç dhe Kristian Maka, 24 vjeç humbën jetën pasi ranë në humnerë.

Trupat e dy të rinjve në Pukë, të cilët kishin dalë në stan janë nxjerrë nga gremina.

Njoftimi është bërë nga Bashkia Pukë, ku bëhet me dije se Shërbimet Zjarrëfikëse kanë bërë të mundur të nxjerrin gjatë natës trupat e pajetë.

“Perzemërsisht FALEMINDERIT efektivëve të Shërbimit Zjarrfikës të bashkisë Pukë që mbrëm ndihmuan për nzjerrjen e trupave të pa jetë të dy të rinjëvë që humbe jeten tragjikisht në një zonë të thell të njesisë administrative Qelëz.

Bashkia Pukë dhe kreu I saj, z.Gjon Gjonaj I shpreh ngushëllime familjev Maka dhe Pjetri. “Zoti ndihmoft të afërmit për përballimin e kësaj dhimbje të madhe”. thuhet në njoftimin e bashkisë.

"Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka kritere"

Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja!

Anija ‘Libra’ ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Arrijnë refugjatët e parë nga Italia në Shqipëri

“E qëllova me thikën e tij pasi më plagosi”

Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit