MENU
klinika

Mungesa e mirëmbajtjes

Erozioni e reshjet dëmtojnë kalanë e Beratit dhe Gjirokastrës

13.02.2019 - 16:59

Kalaja e Beratit ka pasur dëmtime në muret rrethuese për shkak të erozionit dhe reshjeve të shiut e dëborës gjatë periudhës dimërore.

Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ka bërë që muret brenda kalasë shekullore të Beratit të dëmtohen e shemben, kryesisht gjatë kohës që ka reshje të vazhdueshme.

Shqetësimi nuk qëndron vetëm në dëmtimet që shkaktohen në pjesën më të vizituar të qytetit, siç është kalaja, por dhe në rrezikshmërinë që rënia e tyre mund të shkaktojë tek banorët apo vizitorët.

Drejtoria Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat ka paralajmëruar nisjen në shkurt të fazës së dytë të ndërhyrjes për rikonstruksion.

Ndërkohë erozioni ka shkaktuar dëmtimin e një prej segmenteve dytësore poshtë kalasë Argjiro në Gjirokastër. Në bashkinë e Gjirokastrës thonë se ndërhyrja do të jetë e shpejtë, pasi rruga ndodhet në zemër të zonës muzeale.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë