MENU
klinika

Francezë e shqiptarë, 200 vite më parë

“Evropa e vjetër, historia flet ndryshe”

23.02.2019 - 17:02

Shqiptarët e para 200 viteve, njiheshin më së miri në Europë. Pa reshtur dalin në dritë botime, fakte, apo dorëshkrime që dëshmojnë ekzistencën e hershme europiane të popullit shqiptar.

Armand Plaka është një prej studiuesve që, së fundmi, ka publikuar një dëshmi tjetër historike për popullin shqiptar dhe për njohjen e tij. Fofografitë i përkasin abetares franceze, botim i fillimit të shekullit XIX, në Paris.

Është më se e qartë, se ilustrimi i shkronjës së parë të alfabetit francez, është saktësuar e konkretizuar me fjalën “albanais” (shqiptar).

Një detaj ky, jo pak domethënës për pranimin dhe njohjen që në shkolla, të popullit shqiptar dhe historisë së tij shekullore.

“Shqiptari, si motiv i njohur për t’u marrë në konsideratë në tekstet e abetaret franceze të fillimshekullit të 19-të, sikurse na dëshmon ky botim me 50 faqe, i një shtëpie botuese në kryeqytetin francez (Martinet – Paris), me autor J.J.Castor.

Shqiptari paraqitet si ilustrim për germën A ( Albanais) sikurse edhe arma, përkrah shumë objekteve dhe emërtimeve të tjera, që konsiderohen gjerësisht të njohura kur bëhet fjalë për tekstet e abetaret e fëmijëve” – ka shkruar Plaka, në profilin e tij në Facebook.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!