MENU
klinika

Shtyhet sezoni i provimeve

Filologjiku merr vendimin për vitin akademik

11.02.2019 - 15:54

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vendosur se si do procedohet gjatë këtij viti akademik pas përfundimit të bojkotit.

Qëllimi i vendimit është që të mos dëmtohet formimi i studentëve.

Përmes vendimit që mban firmën e dekanit të universitetit është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se mësimi do të zhvillohet edhe gjatë fundjavës. Përsa i përket sezonit të provimeve, mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars.

Vendimi Nr3

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019

2-Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14:00