MENU
klinika

Mesazhe simbolike

Fjalët e fundit të Skënderbeut në shtratin e vdekjes!

02.02.2019 - 11:10

Edhe në kulturën shqiptare, së paku që nga koha e Skënderbeut deri në ditët tona, ngjyra e zezë përgjithësisht ka shprehur hidhërimin për vdekjen e njerëzve, sidomos të prijësve popullorë.

Në poezinë “Skënderbeu dhe vdekja”, krijuesi “Popull” përshkruan me mjeshtëri të lartë artistike skenat tragjike të dialogimit të Skënderbeut të sëmurë rëndë, që po shkon në luftë dhe vdekjes.

Kthehu prapë o Skënderbe!
– Kush je ti dhe prej nga vjen?
– Emri im është vdekje, jeta jote ka mbaruar!

– Hije e rëndë që më je
Pa zemër fare në gji,
Gjithë njerëzit mi tremb,
Nga e di se do të vdes?!

-Dje u hap atje ndër qiej,
Libri i të vdekurve,
Një pëlhurë e zezë e ftohtë u rrëzua me nxitim,
Edhe ram bi kryet tënd.

Dhe pastaj Skënderbeu e përfytyroi popullin e vet, për të cilin kishte sakrifikuar gjithçka, të veshur në të zeza.

Në krijimtarinë folklorike të shqiptarëve ka shumë këngë që dëshmojnë metamorfozën në ngjyrën e veshjeve të shqiptarëve kah e zeza. Për të konkretizuar këtë ide mjafton të citojmë tri vargje të një kënge:

Xhokë! Moj xhokë
T’kan pas vesh burrat e dheut,
Për shenj zije të Skënderbeut.

Për disa shekuj, së paku që nga koha e Skënderbeut, xhoka e zeza ka funksionuar si xhaketë ose pallto mjaft serioze e burrave shqiptar.

Ndër shqiptarët e shoqërisë tradicionale, vdekja, e pothuajse gjithçka që kishte të bënte me të, mbulohej me hijen e rëndë të ngjyrës së zezë.

Përgjithësisht, në kulturën tradicionale shqiptare ngjyra e bardhë, simbolikisht shprehte mbarësinë, gëzimin e lumturnë e njerëzve, shprehte mirëkuptimin e dashurinë e çiltër.

 

Z.D

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit