MENU
klinika

Deklarata e fortë

Fleckenstein ‘kunjë’ Kryemadhit: Zonja e parë e vendit mos të pengojë negociatat

28.02.2019 - 09:23

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi, ku në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Në përfundim të takimit, zyra e shtypit të Kuvendit ka shpërndarë njoftimin, me disa prej deklaratave.

Kelam: PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi është thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve. Po ikim me përshtypje pozitive për arritjet tuaja. Negative, ndarja politike dhe mungesa e bashkëpunimit. Është përgjegjësia e të gjithëve ju të bashkëpunoni për interesin kombëtar. Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat

Fleckenstain: Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin. Thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat

Preda: Kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte. Në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja. Ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend, pas 10 ditësh do jetë vonë.

Mësohet se kreu i Kuvendit ka deklaruar se Parlamenti është legjitim sepse ka ardhur nga zgjedhje të ndershme.

“Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë çertifikuar 100% nga numëruesit e opozitës”, mësohet të ketë thënë Ruçi.

Sa i takon reformës në drejtësi, kryeparlamentari ka thënë: “Reforma në drejtësi po ecën me sukses, vetingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërine”