MENU
klinika

Deklarata

Fleckenstein i ashpër me Kryemadhin: U zhgënjeva nga fjala e saj

28.02.2019 - 10:55

Edhe gjatë konferencës për mediat, raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka shprehur sërish zhgënjim nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ai tha se Kryemadhi u shreh në një mënyrë, e cila atë e zhgënjeu dhe e çuditi.

“Këtu është i nevojshëm ndryshimi i qeverisë, dhe se nëse ndërkombëtarët nuk e kuptojë këtë, ky nuk është problemi ynë”, është shprehu Kryemadhi në takimin me Fleckenstein.

Pjesë nga fjala e Knut Fleckenstein:

Nuk kemi dyshim që ky kuvend do të vazhdojë rrugëtimin, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, por do të shikojmë, se cili do të jetë vendimi që do të merret në qershor.

Ndoshta disa prej jush e mbani mend kur unë kam ardhur me Kukan, ka qenë bojkot i opozitës në Kuvend dhe asgjë nuk ka ndryshuar, më vjen keq për djegien e mandateve, pra bojkot nuk është një mënyrë e duhur për ti zgjidhur problemet në vendin tuaj, presim që deputetët të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë.

Ne e bëmë të qartë, se ne i kuptojmë argumentet e Bashës, por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit dhe në fund dëshiroj të them që u befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimit që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se evropianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre, ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili.