Vetëm pak ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 50-të, aktorja e famshme Jennifer Aniston përjetoi një tmerr të vërtetë teksa ishte duke udhëtuar me avion së bashku me një grup miqsh.
Avioni i nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit u detyrua të bëjë ulje të detyrua për shkak të një problemi.
Avioni pati një problem një nga rrotat menjëherë pas ngritjes, fluturimi u transferua në Aeroportin Ndërkombëtar të Kanadasë në Kaliforni.
Para uljes avioni kaloi disa orë duke fluturuar rreth aeroportit për të harxhuar karburantin pasi ulja në pistë e mjetit fluturues me serbatorin plot ishte shumë e rrezikshme.
Për fat të mirë avionin u ul në mënyrë të sigurt dhe aktorja së bashku me miqtë e saj nisën udhëtimin e tyre drejt Meksikës me avion tjetër.