Një formulë e re për llogaritjen e taksës së shtëpive do të vihet në zbatim, sipas raportimeve të fundit.
Megjithatë, si pasojë e kësaj formule të re, arkëtimi i taksës tashmë mësohet të jetë shtyrë.
Taksa e pronës e llogaritur sa 0.05 % e vlerës së shtëpisë zyrtarisht ka nisur që nga data 1 prill 2018.
Për shkak të mungesës së të dhënave dhe moskrijimit të kadastrës fiskale, bashkive iu la afat deri më 1 janar 2019 që të përgatiteshin për vjeljen e taksës sipas metodologjisë së re.
Por taksa e llogaritur sipas metodologjisë së re ende nuk është reflektuar te fatura e ujit. Po ashtu në muajin janar nga Ujësjellës-Kanalizime ende nuk ka një lajmërim për qytetarët, për mënyrën sesi do të arkëtohet kjo taksë. Por shkak i vonesës së aplikimit të metodologjisdë së re është mungesa e të dhënave dhe mosfunksionimi i një kadastre fiskale.
Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka pohuar se i duhet kohë për të mbledhur të dhënat dhe për të bërë ndryshimet në sistemin aktual të faturimit.