MENU
klinika

Dëshmia

Foto/ I riu që vrau gjyshin: Nuk e duroja dot

28.02.2019 - 09:44

Pasi vrau ditën e djeshme gjyshin e tij, është zbardhur dëshmia e të riut nga Vlora.

I riu është shprehur para grupit hetimor se gjyshi e stresonte.

‘E vrava se më nxinte jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot’, është shprehur i riu gjatë dëshmisë së tij.

Pas arrestimit nipi pranoi në polici vrasjen e gjyshit të tij si dhe tregoi vendin ku kishte fshehur armën.

Ndërkohë ditën e djeshmë i riu tha se kishte gjetur gjyshin e tij të plagosur pasi disa persona kishin grabitur shtëpinë e tij duke marrë 1 milion lekë.

Mësohet se 69-vjeçari me iniciale V.K e kishte rritur i vetëm nipin që kur ishte foshnje pasi prindërit e tij kishin humbur jetën në një aksident automobilistik.