MENU
klinika

Marrëveshja Kosovë-Serbi

Franca mbështet zgjidhjen për çështjen e Kosovës

15.02.2019 - 21:44

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se shteti i tij mbështet përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e konsideron këtë pakt si thelbësor për stabilizimin e qëndrueshëm të Ballkanit.

“Franca shpreson se pengesat për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të mënjanohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, është cituar të ketë thënë Macron.

Në këtë letër, që i është nisur presidentit Thaçi me rastin e shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai ka përmendur edhe marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Francës.

“Franca qëndron në krah të Kosovës në mbështetje të afirmimit të saj të plotë në skenën ndërkombëtare”, është shprehur Macron./ REL

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi