MENU
klinika

Reagon shtypi

Fullani, pas BSH, ‘zbarkon’ në Bankën e Malit të Zi

06.02.2019 - 17:45

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të jetë pjesë e Bankës Qendrore në Mal të zi, si një prej 11 anëtarëve të Bordit Këshillues.
Lëvizja ka sjellë reagime në shtypin e malazez, duke marrë parasysh akuzat me të cilat Fullani u përball gjatë vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë.


Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Mediat vendase e kanë publikuar këtë lajm, teksa krijimi i kësaj strukture është miratuar në shtator të vitit të kaluar.

Bordi ka 11 anëtarë, njëri prej të cilëve tashmë është edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

E përditshme malazeze “Vejesti”, teksa publikon këtë lajm, evidenton edhe faktin që Fullani ka qenë i akuzuar në Shqipëri.

“Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë”, shkruhet në artikull.

I pyetur nga kjo gazetë nëse emërimi i Fullanit në këtë post do të ndikojë në besueshmërinë e Bankës së Malit të Zi, Guvernatori i Malit të Zi nuk pranoi të përgjigjet.
Ndërkohë, edhe Fullani u pyet nga mediat për këtë lëvizje, por nuk dha asnjë përgjigje.

Përshtatja e aktivitetit me pandeminë

Raporti i BE: “COVID-19 rriti çmimin e drogërave”

COVID-19/ Prishet “hallka” ushqimore

Një numër rekord amerikanësh do të përballen me urinë

Thellohet borxhi, 454 mln € hua vetëm për COVID!

Në qershor prezent në tregjet e huaj për Eurobondin 650 mln €

'Financat' dhe bankat s'kanë firmosur marrëveshjen

Garancia e dytë sovrane ende jo efektive!

E ardhmja gjithnjë e më e pasigurt!

RT/ Një skenar makthi për naftën në det

RT/ A do të blejnë kinezët pronë nga amerikanët?

SHBA dëshiron të shesë pronat shumë milionëshe në Kinë