MENU
klinika

Rreziku nga ndotja

Fushë Krujë, ndotja rrezikon 40 mijë banorë

22.02.2019 - 16:13

Djegia e mbeturinave ne fshatin Halil të Fushë Krujës vijon të mbetet një problem shqetësues për banorët e kësaj zone. Ata thonë se gazrat toksike që clirohen nga djegia e mbeturinave shkaktojnë probleme në shëndetin e tyre.

Drejtori i zyrës së ankesave të konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa shprehet se për shkak të kësaj ndotje rrezikohen rreth 40 mijë banorë të kësaj zone.

Në këtë vendgrumbullim hidhen tonelata mbeturina të mbledhura nga Kruja Fushë Kruja e Kamza. Hasan Stafa pohon se situata është jashtë kontrollit, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk reagojnë.

Banorë të Fushë Krujës duket se janë të detyruar të jetojnë në këtë situatë.

Më parë në këtë zonë ndotja shkaktohej nga aktiviteti i furrave të gëlqeres por edhe pas mbylljes së tyre ndotja e ajrit dhe e tokës vijon të jetë në nivel të lartë për shkak të këtyre mbeturinave.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin