MENU
klinika

Çfarë vendimi kanë marrë?

Garda i hoqi rojet fizike/ Dy truprojat i qëndrojnë besnik Berishës

22.02.2019 - 09:42

Garda e Republikës gjatë ditës së djeshme i hoqi ish-kryeministrit Berisha bodiguardët, por këta të fundit kanë marrë një vendim.

Ata kanë vendosur që të japin dorëheqjen nga Garda e Republikës e të vijojnë mbrojtjen e Berishës si persona fizik.

Berisha mbrohej nga Garda e Republikës, pasi është e detyruar me ligj që një Kryeministër të mbrohet deri në tre vite pasi largohet nga pushteti.

berisha-konica.al

Ditën e djeshme, Garda e Republikës bëri me dije se ky afat ka përfunduar gjatë javës së fundit, ndaj edhe ia hoqën gardistët.