Është folur kohë më parë, ndërsa tashmë gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi, ka folur publikisht për vajzën e tij Alba, të cilën e ka me një grua shqiptare.
I pyetur, me shumë gjasa edhe qëllimisht, sesa fëmijë ka, gazetari ka treguar se ka një djalë dhe dy vajza, duke përmendur kështu edhe emrin e Albës.
“Me sa di unë tre. Unë jam kundër abortit, gjithmonë kam inkurajuar nënën që ta mbajë fëmijën, por kurrë nuk kam bërë premtime që nuk do t’i kisha mbajtur. Kur nëna e Carlo-s vdiq nga leucemia, unë u paraqita në funeral i vendosur për të qenë babai i tij. Por ai ishte 15 vjeç, nuk donte të më ndiqte në Romë, ai shkoi në Varese. Sa keq, do ishte kënaqur! Kam edhe dy vajza, pothuajse në të njëjtën moshë:Evelina nga një familje e mirë nga Torino dhe Alba nga një këngëtare shqiptare”, ka thënë Sgarbi.
Në anën tjetër, mamaja e Albës, ka qëndrua mjaft diskrete për mediat në lidhje me marrëdhënien e saj me gazetarin Sgarbi.