07.02.2019 - 09:44
“Shpesh herë Vuçiç flet edhe shqip”, kështu është shprehur gazetari shqiptar i akredituar në Serbi, Idro Seferi.
Seferi ka zbuluar disa detaje në lidhje me komunikimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për të cilin tha se gjatë kohës që flet për Kosovën ai ka qejf të përdorë fjalë shqip.
“Shumë shpesh presidenti Vuçiç në konferenca krijon interaksion me gazetarët dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që po”, ka treguar Seferi.
“Vuçiç po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen gazetari.