MENU
klinika

Një marrëveshje për rregullat e reja

Gazsjellësi rus Nord Stream 2/ Pse BE po e ngadalëson projektin?

13.02.2019 - 16:20

Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme të mërkurën mbi rregullat e reja për tubacionet e gazit, duke përfshirë Nord Stream 2, projektin e Rusisë.

Projektligji kërkon që të gjitha tubacionet të zbatojnë rregullat e tregut të energjisë në BE, duke mos qenë në pronësi të drejtpërdrejtë nga furnizuesit e gazit, duke aplikuar tarifa jodiskriminuese dhe raportim transparent.

“Përjashtimet janë të mundshme vetëm nën procedura strikte në të cilat Komisioni luan një rol vendimtar”, tha Komisioni.

Komisioneri i BE Arias Canete, përgjegjës për energjinë, tha se Evropa po mbushte një zbrazëti në ligjet e saj, pasi varësia e saj nga importet e gazit natyror po rritet.

Foto e marrë nga Deutsche Welle

“Rregullat e reja sigurojnë se ligji i BE do të zbatohet për tubacionet që sjellin gaz në Evropë dhe se të gjithë të interesuarit në shitjen e gazit në Evropë duhet të respektojnë ligjin evropian të energjisë”, tha ai në një deklaratë.

Projektligji mund të ngadalësojë por nuk do e ndalë projektin, të udhëhequr nga firma e energjisë shtetërore ruse Gazprom në partneritet me pesë firma perëndimore.

kolana e librave

Pse shumë vende e kundërshtojnë Nord Stream 2?

Nord Stream 2 ka ndarë BE-në sepse vendet e Europës Lindore, Veriore dhe ato të Detit Baltik e shohin tubacionin prej 1,225 km (760 milje), që është tashmë në ndërtim e sipër, si rritje të mbështetjes së BE-së ndaj Moskës, ndërsa ato në Evropën veriore, veçanërisht në Gjermani, kanë prioritet përfitimet ekonomike.

Foto e marrë nga Sputnik News

Rusia aktualisht sjell rreth 40% të furnizimeve të BE-së me gaz, pak përpara Norvegjisë, e cila nuk është në BE, por merr pjesë në tregun e vetëm të bllokut. Tubacioni i ri do të rriste sasinë që do të kalonte në Balltik në 55 miliard metra kub në vit.

Por Polonia ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë Nord Stream 2 për të dëmtuar sigurinë e energjisë në Evropë dhe Presidenti i SHBA Donald Trump madje e akuzoi Gjermaninë se ishte një “rob” i Rusisë për shkak të tij.

Ka mjaft pretendime  se tubacioni do ta bëjë Gjermaninë plotësisht të varur nga Rusia. Por të dyja palët janë të interesuara për furnizim të besueshëm me gaz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë