MENU
klinika

Paralajmërohen masa të tjera

Gjenerali i SHBA anulon vizitën në Kosovë, arsyeja e fortë

11.02.2019 - 12:31

Duket se pakënaqësia që taksa ndaj Serbisë ka shkaktuar tek SHBA është e madhe.

Ditën e sotme është njoftuar se gjenerali amerikan i Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr ka anuluar vizitën e ti në Kosovë.

Shkak mendohet të jetë vendosja e taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegoviës.

Ky vendim i gjeneralit amerikan është bërë me dije për presidentin Thaçi, nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Vizita e gjeneralit pritej nga data 16 deri në 18 shkurt, për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu në letrën e komandantit Rama për presidentin Thaçi bëhej me dije se ëashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, duke përfshirë edhe pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi