Edhe deklarata e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për ministren Etilda Gjonaj ka qenë në vëmendje të intervistës së tij për “Zërin e Amerikës”.
Presidenti Meta u shpreh se përshëndet çdo procedim ndaj çdo personi që faktohet se ka shkelur detyrën, duke iu referuar rastit të arrestimit të disa zyrtarëve në ministrisë e Drejtësisë të akuzuar për shpërdorim detyre në kohën kur këtë ministri e drejtonte Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Kujtojmë që Kryemadhi akuzoi Gjonajn pasi sipas saj ka shantazhuar nërpermjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët.
Kryemadhi tha se nuk e ka sulmuar ministren Gjonaj se është kushërira e një lidhje familjare të Metës, por sipas saj bashkëshorti i saj është përfshirë në korrupsion.
Zёri i Amerikёs: Edhe njё pyetje e fundit lidhur me temёn e korrupsionit, qё ka dalё kёto dy tre ditё. Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike. Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?
Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.
Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.
Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen nё dёm tё interesit publik dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.