MENU
klinika

“Shqipja e luftëtarëve”

Gjuha mëmë mbrojtur me gjak

26.02.2019 - 14:41

Kisha e Shën Sotirës, në juglindje të fshatit Vuno, të del para syve në anë të rrugës automobilistike, menjëherë kur merr rrugën që të çon drejt gjirit të Jalës.

Kjo kishë është dëshmia e përpjekjeve të njëpasnjëshme të luftëtarëve shqiptarë, për shkrimin dhe njohjen e alfabetit dhe gjuhës shqipe.

Ajo mbart vlera të rëndësishme historike dhe si e tillë, kisha sot ruhet si monument historik dhe kulturor.

 


Brenda mureve të saj, Mihal Grameno dhe anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapën gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore për mbarë popullin.

Mihal Grameno, atdhetari veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe publicisti, ishte ai që luftoi me pushkë dhe penë për vendin e tij. Mihal Grameno iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit. Asokohe, ata cilësoheshin si “apostuj të shqiptarizmës”, pasi shkonin fshat më fshat, për të kunveduar për idenë kombëtare.


Më 1909-ën, Mihal Grameno themeloi të ashtuquajturën “Lidhja orthodokse”, duke qenë njëkohësisht redaktor i po kësaj të përkohshmeje të përdyjavshme, që botohej gjatë periudhës 1909-1910.

Kontributi i tij do të vijonte më pas në vitin 1911, me botimin e të përjavshmes “Koha”, që ai edhe e redaktonte. “Koha” do të botohej së pari, në Korçë e më pas edhe në Nju Jork.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit