MENU
klinika

Gërmimet e arkeologëve turq

Gjurmët/ Kisha e parë në botë u ndërtua në Kosovë!?

02.02.2019 - 23:20

Djepi i Krishtërimit, në Ballkan por edhe më gjerë, teksa flasim për gjithë botën, mundet të ishte Kosova.

Një ekip i arkeologëve turq po pretendoi se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.

Në këtë ngjarje nuk merrte pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.

Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.

kisha me e vjeter ne bote-konica.al

Sipas deklaratave u tha se shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya,  besonte se këtu mbase ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë, e lëre më në Ballkan.

“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya.

Por vetëm pak kohë pas qarkullimit të këtij lajmi, arkeologu turk Cetinkaya, ka reaguar sërish duke hedhur poshtë deklaratën, duke e përgënjeshtruar atë.

Çetinkaya siguroi që kjo informatë nuk ishte e vërtetë.

“Ndoshta niveli i gjuhës angleze i gazetarëve nuk ishte i duhuri ose është bërë keqkuptim”, ka thënë Çetinkaya

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit