15.02.2019 - 11:22
“Arrest me burg” është masa e sigurisë që është dhënë për gardistin Alket Arapaj.
Kujtojmë që Arapaj akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Ervilma Seferaj, 36 vjeçe.
Arapaj vrau bashkëshorten me armën e shërbimit.
Ai doli sot para gjykatës, ndërkohë që seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Shkak për vrasjen dyshohet xhelozia, pasi Arapaj ka deklaruar se kishte dyshime se e shoqja takohej me persona të tjerë kur ai ishte në punë.
Edhe gjatë marrjes në pyetje Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht.