MENU
klinika

Po I bën njerëzit të reflektojnë!

Gjyshi i vetmuar/ Filmi i shkurtër që po bën xhiron e botës! (Video)

09.02.2019 - 14:41

Njerëzit e moshuar, sidomos kur jetojnë vetëm, mund të ndihen të lënë pas dore. Kjo ndodh sepse të gjithë janë shumë të zënë me jetën e tyre dhe shpeshherë përfundojnë duke neglizhuar marrëdhënien me të moshuarit.

Ata nuk flasin për vetminë e tyre, sepse nuk duan të “ngarkojnë” fëmijët dhe nipërit e mbesat, por thellë në zemrat e tyre ata duan më shumë shoqëri, dikë me të cilin mund të bisedojnë, të tregojnë historitë e tyre, të flasin për jetën.

Të qenit i vetëm ndonjëherë është gjë e mirë, por nëse kjo bëhet konstante, ajo mund të çojë në probleme emocionale.

Vetmia në moshën e vjetër ka ekzistuar gjithmonë, por sot është akoma më shumë e theksuar, për shkak të mënyrës së jetesës. Sot ne jemi më afër me teknologjinë dhe kjo gjë na distancon nga njerëzit.

Është e nevojshme t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për këtë problem, të tregojnë se edhe të moshuarit ndihen të vetmuar, të braktisur, edhe nëse nuk flasin, kanë nevojë për shoqëri, dashuri, kujdes dhe interes.

Më poshtë jepet një film i shkurtër nga profesionistja e filmave të animuar Laura Stewart, e cila tregoi me shumë hollësi se si ndihen njerëzit e moshuar.

Këta njerëz që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre, duke bërë gjithçka për ne, meritojnë gjithashtu të marrin më të mirën prej nesh.

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB