MENU
klinika

Përplasjet tek DPT

Goditi oficerin e policisë, paditet penalisht Flamur Noka

19.02.2019 - 19:43

Prania e deputetëve të PD në ambjentet e Drejtorisë së Policisë mbremjen e 16 shkurtit shkaktoi tension dhe trazira mes tyre dhe punonjësve të Policisë.

Ndërkaq, nuk munguan as përplasjet fizike pasi policët nuk i lejuan deputetët të takonin 19 protestuesit e arrestuar.

Oficeri roje në Policinë e Tiranës ka kallëzuar depetutet e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Gent Strazimiri, pas hyrjes me forcë në ambientet e Drejtorisë, duke përdorur edhe dhunë ndaj tij.

Siç shihet dhe në foto, deputeti Noka shfaqet duke shtyrë me forcë oficerin e Policisë, pas kundërshtimit të këtij të fundit për ta lejuar Nokën të hyjë brenda.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në Drejtorinë e Tiranës dhe pritet që të kryhet verifikimi i tyre për të parë nëse është ushtruar dhunë mbi punonjësin e policisë.