MENU
klinika

Reagimi

Goditi Ramën/ Reagon për herë të parë Paloka: S’ka parë gjë akoma!

14.02.2019 - 12:34

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar për herë të parë pas goditjes me bojë që i bëri në Kuvend kryeministrit Rama.

Lidhur me këtë veprim në Kuvend, byroja e përjashtoi Palokën 10 ditë nga parlamenti.

Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhen nga një kryeministër arrogant e i pacipë”, tha ai.

Sa për vendimin e Gardës dhe Policisë që ka nisur procedimin ndaj tij, Paloka ka thënë:

As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”.