MENU
klinika

Detajet

Grabitje në vlerë 1 milionë euro, në pranga 3 shqiptarë

21.02.2019 - 08:35

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë si anëtarë të një bande kriminale që grabisnin vila e banesa në zonën e Italisë veriore, në rajonet e Lombardisë, Venetos e Friuli Venezia Giulia.

Hetime e kryera nga Policia e Pordenones në bashkëpunim me atë të Milanos dhe Trevizos kanë zbardhur mbi 33 grabitje të kryera nga shqiptarët në periudhën e prag festave të fundvitit 2018, kryesisht në provincën e Pordenones dhe të Trevizos.

Përllogaritet se vlera e objekteve, bizhuterive, parave cash e shufrave prej floriri të vjedhura kanë kapërcyer vlerën e 1 milionë euro.

Policia italiane ka zbardhur gjithashtu se mjaft prej objekteve dhe parave të grabitura ricikloheshin apo investoheshin në Shqipëri.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe armë zjarri e municione të përdorura gjatë grabitjeve.