MENU
klinika

Detajet

Greqia zgjeron kufijtë në detin Jon, flet ministri grek

16.02.2019 - 21:39

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougkalos, ditën që është emëruar në këtë post ka deklaruar në një intervistë të tij se Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon.

Katrugkalos e cilësoi një priotitet mediat zgjerimin, duke shtuar se kjo do të ndodhë. Sipas tij kjo do të ndihmojë Athinën duke lehtësuar negociatat e saj me Romën dhe Tiranën, për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike.

Nëse kjo do të ndodhë me një dekret presidencial, siç është planifikuar fillimisht, apo me ligj, Katrougkalos tha se është më pranë propozimit për një ligj të veçantë.

Ai ka theksuar se, edhe kryeministri Tsipras dëshiron që zgjerimi i ujërave territoriale të diskutohet edhe në Parlamentin grek me opozitën, e të votohet aty, në mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim nëse është kushtetues apo jo.

Ministri i ri i Jashtëm i Greqisë nënvizoi se do të sigurohen plotësisht të drejtat kombëtare të Greqisë, në pajtim gjithnjë me të drejtën ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi