MENU
klinika

Detajet

Gripi/ Shënohet viktima e dytë

04.02.2019 - 12:49

Shënohet viktima e dytë nga gripi në Shqipëri.

Një tjetër pacient me komplikacione mësohet se ka ndërruar jetë në Sanatorium, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u raportua ndarja nga jeta e një personi nga Elbasani, po në këtë spital.

Arben Sula, 48 vjeç, nga Elbasani, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytetet, mëngjesin e të dielës. Ka qenë shefja e Reanimacionit, Alma Cani, e cila dha informacion mbi gjendjen e 48- vjeçarit, por pa konfirmuar nëse bëhej fjalë për gripin e derrit apo jo.

SHKAQET

Sipas Canit, ishin komplikacione të tjera ato të cilat çuan në humbjen e jetës. Arben Sula ishte shtruar para pesë ditësh në Reanimacionin e Sanatoriumit dhe pavarësisht ndihmës shëndetësore që i ishte dhënë, nuk mundi të mbijetonte.