MENU
klinika

Deklarata e Dimitrov

Guaido president i përkohshëm i Venezuelës/ Vendimi i Maqedonisë

05.02.2019 - 10:11

Edhe Maqedonia është renditur krahas vendeve që njohin Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka bërë të ditur qëndrimin e Qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shkruan se Juan Guaido njihet si president i përkohshëm i Venezuelës.

Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, shkruan Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.