02.02.2019 - 13:42
Aktori i njohur serb, Predrag Miki Manojlovic, ka deklaruar se nuk do të zemërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet i pavarur.
“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Serbia e njeh Kosovën. Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojlovic për Deutsche Welle.
Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojlovic ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse sipas tij opozita në Serbi nuk ka program.