02.02.2019 - 10:15
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikalon nga posti i ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim.
“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, shkroi Haradinaj.
Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.