MENU
klinika

Gjiganti metalurgjik

Haradinaj: Do ‘ringjallim’ Trepçën!

21.02.2019 - 13:28

Gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cilësuar si Thesari i Kosovës, është sot në një gjendje të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e përshkroi si turpëruese.

Gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cilësuar si Thesari i Kosovës, është sot në një gjendje të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e përshkroi si turpëruese.

Në ceremoninë e shënimit të 30 -Vjetorit të Grevës së Minatorëve në Stantërg, kreu i ekzekutivit kosovar tha se “mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të minatorëve, është kthimi i Trepçës në burim jete”.

Haradinaj ka kërkuar që pjesa e “Trepçës” në jug të dorëzojë sa më parë të dorëzojë të gjitha materialet e nevojshme për regjistrim. Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Xhevdet Tahiri, duke kujtuar grevën e para 30 vitesh, tha se sakrifica e bërë në të kaluarën sot duhet të shërbejë për unifikim në drejtim të arritjes së objektivave zhvillimore në ndërmarrjen Trepça.

Kuvendi i Kosovës e pat miratuar Ligjin për “Trepçën”, tetorin e vitit 2016, ndersa këtë vit ka miratuar edhe statutin e “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”. Edhe pse mendohet qe rezervat e përgjithshme minerare të saj të mbërrijnë tek 58 milionë ton, qe do të thotë një pasuri prej 8-10 miliardë euro, autoritetet ende akoma nuk kanë gjetur zgjidhje për ate qe do te konsiderohej si “ringjallja” e Trepçës.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi