MENU
klinika

Trepçja

Haradinaj i ashpër me BE-në: Ju ka humbur rruga!

05.02.2019 - 14:01

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qëndrimin e BE-së për Trepçen.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Haradinaj shkruan se Be-së i ka humbur rruga në oborr dhe se sipas tij Trepçja duhet të jetë pjesë e dialogut.

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës“, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë BE thotë se çështja e Trepçes duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut Serbi-Kosovë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi