MENU
klinika

Reagimi

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve është agjendë e Vladimir Putinit

26.02.2019 - 21:05

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve në Ballkan është axhendë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj kërkoi garanci të fortë ndërkombëtare për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është agjendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj”.

Sa i përket shfuqizimit të tarifës për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një kontratë për njohje reciproke.

Ai gjithashtu ka komentuar dhe paralajmërimin e presidentit Hashim Thaçi, se nëse nuk përkrahet nga Kuvendi marrëveshja me Serbinë për bashkimin e Preshevës, ai do të japë dorëheqjen.

Sipas Haradinajt, Kushtetuta nuk e lejon të këtë.

Haradinaj: “Ne e kemi një kufi Kosovë-Serbi janë kufijtë të pranuar edhe prej Serbisë, të respektuar, se ata patrullohen në të dy anët, nuk e di se në çfarë konteksti e ka shpjeguar presidenti çështjen e Luginës së Preshevës, por me kushtetutën e vendit tonë, nuk kemi pretendime territoriale edhe kuptohet nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor, pra nëse çmimi për njohje është me dhënë territor, nuk kemi nevojë për njohje, mundemi me prit ende, pra mundemi edhe pa marrëveshje”.

Bashkimi Europian ka kërkuar shfuqizimin e tarifës në mënyrë që të rifillojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se tarifa është kundër interesave amerikane dhe së fundmi ka anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në tetë programe të Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi