MENU
klinika

Reagimi

Haradinaj: Taksa nuk i prish raportet me Amerikën

23.02.2019 - 10:23

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë se vendimi për taksën ndaj Serbisë, nuk do të ndikojë në raportet e Kosovës me Amerikën. Shefi i ekzekutivit Kosovar ka deklaruar se Serbia me paratë që shet në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës, duke aluduar në shtetin rus.

Vendimi për taksën nuk i është dedikuar Amerikës, por i është dedikuar një kundërshtari që ka pozita armiqësore ndaj Kosovës, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës. Nëse dikush mendon se taksa i prish raportet Kosovë-Amerikë, ose nuk po e lexon mirë politikën, ose ka hall tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i vendit u shpreh më tutje se për taksën, liderët e shtetit është dashur të jenë bashkë, siç kanë qenë kur është marrë ky vendim.
Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të vendos përfundimisht për këtë temë.

Shumë më mirë do të ishim bashkë, ashtu si kur vendosëm që ta votojmë taksën bashkë. Atëherë nuk është dashur të dalim me mendime ndarasi, përderisa nuk kemi dakordim. Mirëpo pa dakordim për të gjithë atyre që kemi marrë pjesë në vendosjen e taksës, atëherë nuk është mirë që kemi dalur me ide shpejt si me vepru më tutje është dashur me prit”, ka thënë Ramush Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi