MENU
klinika

Shën Valentini pranë

Dhurata që vjen nga një tjetër planet!

04.02.2019 - 19:19

Data 14 shkurt është pranë dhe që tashmë të dashuruarit ka nisur të mendojnë për dhuratën që do t’i bëjnë partnerit të tyre.

Shtëpia e ankandeve, “Christie”, ka menduar për dhuratën më të jashtëzakonshme. Ajo vjen nga një tjetër planet, por sigurisht ka edhe një çmim të kripur dhe jo të gjithë kanë mundësi për ta marrë atë.

Në shitje do të dalë një copë meteori që ka formën e zemrës, i mbërritur në tokë në vitin 1947 në Siberi.

Sipas “Christie”, meteoriti ka qenë i ngjitur në mase kolosale hekuri që është shkëputur nga një asteroidit, për të depërtuar në atmosferën e Tokës më 12 shkurt 1947. Asokohe ngjarja bëri bujë të madhe pasi shpërthimi u ndie deri në mbi 200 kilometra distancë, ndërsa pjesët e meteoritit hapën rreth 200 kratere mbi 100 metra të gjerë.

Nga të gjithë copëzat e formuara, kjo në formë zemre është më e kërkuara dhe Shën Valentini duket si rasti ideal për ta nxjerrë në shitje.

Shtëpia e ankandeve mendon se meteoriti në formë zemre do të shitet për një vlerë nga 300 000 deri në 500 000 dollarë. Sigurisht që kushton më shumë se një kuti me çokollata, apo një tufë me lule, por do të bëni vërtet figurë para partneres…