MENU
klinika

Akuzat për korrupsion

Hetim pasurie/ Tre gjyqtarët e Dajtit në lupën e Krimeve të Rënda

26.02.2019 - 15:38

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën, pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët janë të dyshuar për korrupsion.

Pasuria e tre gjyqtarëve do te futet në sitë nga hetuesit te cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve per pasurine e tyre dhe familjarëve të tyre.

Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg.

Pas dyshimeve per korrupsion 10 ditë më parë parë banesat e tre gjyqtareve u kontrolluan ku vetem në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro që u sekuestruan nga policia, por vete gjyqtari ka pretenduar se janë të djalit.