MENU
klinika

Rokada

Hetoja nga KESH tek AKU. Merr detyrën e re

06.02.2019 - 16:44

Ish-drejtori i KESH Agron Hetoja është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, pasi ky post mbeti i lirë me largimin e Agim Ismailit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, e drejtuar nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Po sot, qeveria ka vendosur të shkarkojë nga detyra, Agim Ismailin si drejtor i AKU-së, duke e zëvendësuar kështu me Hetojën. Vendimi ka hyrë në fuqi sapo është miratuar.Vendin e Hetojas në KESH e zuri ish-kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci. Disa lëvizje janë bërë në institucionet e varësisë së disa ministrive pas lëvizjeve të dhjetorit në qeveri.

Sot u shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa që gjithashtu mori një detyrë të re drejtuese. Më herët ka pasur lëvizje në ARRSH, OST, Portin e Durrësit si dhe Burgun e Rrogozhinës.