MENU
klinika

Flet Sekretari i Përgjithshëm i PS

Hipotekat/ Balla: Zbatoni porosinë e kryeministrit, t’u jepet përgjigje njerëzve

03.02.2019 - 11:22

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd.

Balla u shpreh se qeveria dhe Kryeministri Rama kanë shpallur si prioritare transformimin e shërbimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Sipas tij ky investim është një premtim i mbajtur, pasi tashmë qytetarët e Librazhdit do të mund të marrin një shërbim më të mirë në kohë dhe cilësi.

“Unë gjej rastin ta falenderoj këtë iniciativë të ndërmarrë pas porosisë që dha Kryeministri, që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kudo në vend, të jenë zyra shërbimi siç është kjo këtu ku janë të gjitha kushtet, eleminohen radhët dhe njeriu që vjen merr përgjigje ”, u shpreh Balla.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri ndau me banorët lajmin e mirë se brenda datës 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.

Për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd në bazë të planit të punës të miratuar nga zyra qendrore dhe të sjellë nga Drejtoria Rajonale këtu në Librazhd, në datë 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit të çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.

Më në fund qytetarët, të cilët kanë vite që presin për të marrë dokumentin e pronësisë për lejen e legalizimit, me datë 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit e legalizimit në Bashkinë Librazhd. Ky është një lajm i mirë që unë dua ta ndaj sot me ju”, u shpreh ai.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit