MENU
klinika

Shkaku dhe dyshimet

Humb jetën një tjetër pacient, dyshohet nga gripi

07.02.2019 - 20:09

Një pacient ka humbur jetën sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Senatorium.

Bëhet me dije se shkaku i vdekjes mund të jetë gripi. Mësohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një komplikacioni në mushkëri.

Kujtojmë që ky është rasti i katërt i vdekjeve të dyshuara nga gripi, dy prej të cilave janë të konfirmuara nga ISHP.

“Nuk kemi grip derri. Është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vendet e tjera tregojnë efektshmëri të vaksinës.

Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja”, tha më herët, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.