MENU
klinika

Leonora Jakupi

Humbi babanë, këngëtarja flet për plagët e luftës në Kosovë

18.02.2019 - 19:33

Këngëtarja e famshme Leonora Jakupi, e ftuar në një emision në Kosovë, ka folur për luftën ku ajo humbi babanë e saj, por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Ajo tregoi histori nga lufta dhe tmerret që ajo ka përjetuar. Por Leonora tregon se gjatë luftës edhe ka kënduar.

Më tej, ajo u pyet se a po e merr pensionin e veteraneve dhe a është veterane. “Jo nuk jam. Unë nuk kisha guxuar të mendoj se jam veterane. A di çfarë do të thotë fjala veteran? Në luftë të gjithë kanë dhënë ndihmë. Dikush ka sjellë bukë, ujë, batanije për ushtarët, por këta janë kontribuues dhe duhen ndarë në kategori. Duhesh të vishesh me uniformë me ia kthy pushkën armikut që të jesh veteran”, ka thënë ndër të tjera Leonora Jakupi.