MENU
klinika

Takimi

Hungaria jep ‘Ok’: Shqipëria në BE!

14.02.2019 - 17:18

Hungaria  ka ritheksuar mbështetjen ndaj proceseve integruese të Shqipërisë.

Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó ku shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri në Detyrë Cakaj u ndal tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave.

Ministri Szijjártó rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë në proceset me të cilat do të jetë e angazhuar Shqipëria në muajt në vijim, sidomos sa i takon procesit të integrimit evropian.

Në planin bilateral, të dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit ligjor mes dy vendeve dhe atij të bashkëpunimit ekonomik.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Szijjártó e ftoi Ministrin në Detyrë Cakaj për një vizitë zyrtare në Budapest, ftesë të cilën Ministri Cakaj e pranoi me kënaqësi.