03.02.2019 - 11:36
Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë dhjetorin e vitit të shkuar, është arrestuar nga policia e Kurbinit.
Në pranga përfundoi shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas burimeve në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione të fshehura.
Gjykata e Shkallës Parë Kurbin, në datën 22 Janar 2019, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” “Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë” si dhe “Dhunë në familje”