MENU
klinika

Detajet

I shumëkërkuar në Europë/ Arrestohet narkotrafikanti shqiptar

15.02.2019 - 19:37

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia italiane në Siena, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Policia gjermane. I riu me iniciale K.T, konsiderohet si trafikant droge.

Disa ditë më parë, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër-arresti evropian kundër tij, pasi konsiderohet përgjegjës për trafikimin e më shumë se 200 kg marihuanë në qytetin e Shtutgardit. Trafikun, i riu shqiptar e ka kryer me bashkatdhetarë të tjerë.

Sipas hetimeve, K.T ishte pjesë e një organizate me shqiptarë, të angazhuar për trafikun e drogës në drejtim të Gjermanisë me anë të makinave të modifikuara.

Pas arrestimit të tij ai u transferua në burg në Firence, në dispozicion të Gjykatës së Apelit për të kryer procedurat përkatëse të ekstradimit në drejtim të Gjermaninë. Ai rrezikon dënim deri në 15 vite burg.