MENU
klinika

Reagon ish-ministri

Incidenti në Kuvend/ Xhafaj: Turp para gjithë shqiptarëve

14.02.2019 - 19:29

Ish-ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj reagoi në lidhje me incidentin në Parlament, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në Twitter, ish-ministri e cilësoi turp atë që ndodhi në kuvend duke shtuar se një akt i tillë i fyen të gjithë.

Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësimit në NATO të fqinjit lindor, i bën nxitësit e ekzekutuesit e aktit, me TURP para gjithë shqiptarëve. Këtej e andej kufirit”, shkruan Xhafaj.

Deputeti socialist shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare, ndërsa thekson se ky nuk është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët.

“Kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare. Ky NUK është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët! Ndjesë mikut e kolegut Talat Xhaferri. Shqiptarët në shekuj kanë respektuar mikun, fqinjin, e më shumë akoma vëllain e tyre të gjakut. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO!”, shprehet më tej Xhafaj.