MENU
klinika

Djegia e mandateve

Ironizon Braçe, publikon ‘dialogun’ me opozitën

18.02.2019 - 21:34

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, numri dy i qeverisë ka zhvilluar një “dialog imagjinar” me opozitën, që sipas tij, synon që të marrë pushtetin në tavolinë.

“I dogjem ne! E bete? Po! Cfare kerkoni tani, zgjedhje? Jo! S’duam zgjedhje! Po atehere cfare doni? Te ikesh ti, te ikni ju! Po si keshtu? Me ke do shkoni ne zgjedhje pastaj? Vetem do ikim! Aaaa domethene doni pushtetin ne tavoline? Jo jo! Thjeshte ikni ju!”, shkruan zv.kryeministri.