MENU
klinika

Alarmi

ISHP: 91 të prekur nga fruthi, vaksinohuni

19.02.2019 - 15:40

Rëndohet situata e krijuar nga fruthi, numri i të prekurve gjithnjë në rritje. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të vaksionohen pasi deri më tani ka 91 persona të prekur.

“Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen pasi vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje. ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive)”,- thuhet në njoftimin e ISHP.

Sipas të dhënave të ISHP grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Numri më i lartë i rasteve 55 raste(60.4%) ndodhen në Tiranë, Lezha 10 raste(11%), Durrësi 7 raste(8%).

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”