Është gjetur i ekzekutuar në makinë një nga dy shokët e shpallur të zhdukur prej dy javësh në Tepelenë.
Mësohet se Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit.
33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Tepelenë, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet.
Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, shoku i tij Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje me Sokol Ramën.
Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Për zhdukjet e mistershme policia po hetonte nëse djemtë ishin përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.